Projecti Soproxi

SOPROXI është një projekt i hartuar për të mbijetuarit e vetëvrasjes, dmth për ata te cilët kanë humbur një të dashur prej vetëvrasjes. SOPROXI ofron informacion të specializuar si edhe këshillim expert dhe përkrahje për familjarët, shokët dhe të atyre që kane përjetuar vetëvrasjen e ndonjë te afërmi.
Nëse jeni të interesuar apo nëse dëshironi më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni.

Çfarë është SOPROXI?
SOPROXI është një organizatë, vullnetare, jo-fitimprurëse, jo-qeveritare, e cila ka nisur veprimtarinë e saj në 2006 në Departamentin e Shëndetit Mendor të Padovës, në Veri-Lindje të Italisë. Projekti është rritur shpejt dhe tani zhvillon veprimtarinë e tij ne shkallë kombëtare në Itali. SOPROXI ka për qëllim të nxisë mirëqënien psikologjike dhe të sigurojë përkrahje të specializuar për të afërmit, shokët dhe për këdo tjetër që ka humbur dikë të rëndësishëm prej vetëvrasjes. Qëllimi ynë është të ndihmojmë të mbijetuarit të përballojnë këtë përvojë traumatike nëpërmjet proçesit të të mbajturit zi dhe tu japim atyre mundësinë të “takojnë” profesionistë dhe njerëz të cilët kanë patur të njëjtën përvojë me ta. Një qëllim tjetër i SOPROXI-it është të krijojë njohuri dhe vetëdije për faktorët e rrezikut të vetëvrasjes dhe të sjelljes vetëvrasëse dhe të ndihmojë në parandalimin e vetëvrasjes.

Kush jemi ne?
Ne jemi një grup, psikiatrësh, psikologësh, psikoterapistësh dhe studentësh qe punojnë ne fusha të ngjashme. Ne bashkëpunojmë me SOPROXI-n në mënyrë vullnetare. Ne kemi përvojë profesionale të mëparshme me pacientë vetëvrasës dhe të mbijetuarit dhe besojmë se të parandalosh dhe ti mbijetosh vetëvrasjes është e mundur. Pjesëtarët e rinj janë të mirëpritur të bashkohen me ne.

Çfarë shërbimesh sigurojmë ne? Çfarë ofrojmë?

Ne ofrojmë shërbime të shumëfishta për të mbijetuarit e vetëvrasjes. Konkretisht:

  • shërbim e-mail që siguron informacion mbi sjelljen vetëvrasese, qëndrat perkrahëse për vetëvrasjen dhe qëndrat për krizat
  • vlerësim vis-à-vis dhe anketim on-line për të mbijetuarit e vetëvrasjes
  • këshillim vis-à-vis me një psikiatër/psikolog për të mbijetuarit e vetëvrasjes
  • këshillim on-line (Skype) ose me telefon me një psikiatër/psikolog për të mbijetuarit e vetëvrasjes
  • grupe përkrahëse: të mbijetuarit e vetëvrasjes takohen me njëri-tjetrin dhe me një profesionist të shëndetit mendor
  • grupe përkrahëse on-line (nëpërmjet chat-it): të mbijetuarit e vetëvrasjes takohen me njëri-tjetrin dhe me një profesionist të shëndetit mendor nëpërmjet një dhome chati
  • gpsikoterapi vetjake dhe grupi, për të mbijetuarit e vetëvrasjes
  • seminare për rritjen e vetëdijes për banuesit

Përveç këtyre, ne organizojmë, seminare, kurse, konferenca dhe takime te tjera edukative për profesionistë të shëndetit mendor dhe social, si edhe për studentë, grupe dhe çdo kush që dëshiron të mësojë rreth vetëvrasjes, parandalimit të saj dhe si ta përballojë atë..

Doni të punoni/bashkëpunoni me ne?
Ju jeni të mirëpritur të bashkoheni me SOPROXI-n! Ne Kërkojmë pjesëtarë të rinj të cilët dëshirojnë të ndajnë idetë e tyre dhe të punojnë me ne! Nëse jeni të interesuar, ju lutem na kontaktoni!

Dëshironi të na përkrahni?
SOPROXI është një organizatë jo-fitimprurëse e bazuar tërësisht në kontributin vullnetar të pjesëtarëve, ndjekësve dhe dhuruesve. Nëse dëshëron të na përkrahësh, mund të bësh një dhurim tek llogaria e mëposhtëme:

IBAN IT41M0306967684510749153794

Faleminderit për ndihmën tuaj!

Na kontaktoni

Progetto SOPRoxi, c/o CSM via Buzzaccarini 1, 35124 Padova, Italia

Página www.soproxi.it

E-mail: info@soproxi.it

SOSTIENICI